Irak, arrestohet 12-vjeçari, po bëhej gati të hidhte veten në erë

442
Një fëmijë 12-13 vjeç ka tmerruar autoritetet në Irak. Djali, kamikaz i ISIS është ndaluar nga policia para se të aktivizonte rripin me eksploziv, ku do të hidhte veten në erë. Djali, i cili mbante veshur një bluzë të futbollistit të Barcelonës Lionel Messi, raportohet se ka shpërthyer në lot kur u ndalua nga policia. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kirkuk, në veri të Bagdadit. Në një video të filmuar tregohet momenti kur policia e arreston fëmijën dhe i heq rripin me eksploziv. Arrestimi i tij vjen 24 orë, pasi një bashkëmoshatar i tij në Turqi shkaktoi një tragjedi të vërtetë, duke lënë të vdekur 51 persona dhe plagosur mbi 100 të tjerë në një dasmë. Fëmijët po përdoren në mënyrë barbare dhe çnjerëzore nga ISIS për të marrë përsipër sulme vdekjeprurëse.
Sigal