Inteligjenca amerikane: Terroristët e ISIS-it në SHBA me dokumente false

463
Sigal

Xhihadistët ISIS-it mund të jenë infiltruar në SHBA me pasaporta siriane por që janë stampuar nga makineri që zotërohen nga shtetit Islamik. Ky zbulim është bërë i ditur nga një raport i inteligjencës i zbuluar nga Abc News, ne SHBA. Sipas këtij dokumenti, ISIS ka në zotërim disa kuti me “pasaporta të bardha”, të cilat i stampon në dy zyra sekrete, një në Deir ez-Zour dhe një në Raqqa.

Pikërisht disa prej këtyre pasaportave false janë përdorur nga terroristët e ISIS-it, që tronditën Parisin më 13 nëntor, ku humbën jetën 129 persona. “Që prej ditës, kur Deir ez-Zour dhe Raqqa, 17 muaj më parë ramë në duart e shtetit Islamik është e mundur, që individë nga Siria me pasaporta të nxjerra nga këto dy qytete ose me pasaporta të bardha mund të kenë hyrë në SHBA”- shkruhej të raport.

Pikërisht ditën e djeshme më 10 dhjetor, në një dëshmi përpara Kongresit, shefi i FBI-së ka deklaruar se dhe zyrtarët e sigurisë së lartë janë tepër të shqetësuar. “Kemi frikë se ISIS ka aftësinë të prodhojë pasaporta mashtruese, gjë që është problem në mjedis”- ka përfunduar ai.