Sigal

Ndërkohë që orët kalojnë, numri i viktimave nga cunami në Indonezi sa vjen e rritet. Deri më tani mediet ndërkomëbtare raportojnë për 429 persona që kanë humbur jetën, 152 të zhdukur dhe mijëra të plagosur. Zyrtarët kanë paralajmëruar njerëzit që jetojnë pranë Anak Krakatau që të qëndrojnë larg plazheve për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme në mal të një vullkani, i cili besohet se mund të ketë shkaktuar cunamin.

Agjencia meteorologjike e Indonezisë konfirmoi rënien nënujore të një pjese të vullkanit që shkaktoi një valë vdekjeprurëse 10 metra të lartë që goditi plazhet popullore të Sumatrës jugore dhe majën perëndimore të Javës.

Sutopo Purwo Nugroh, nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit paralajmëroi se numri i të vdekurve nga fatkeqësia e së shtunës “do të vazhdojë të rritet”, ndërsa kërkimet për trupat e pajetë vazhdojnë.