Ilaçet në trajtimin e COVID, të padobishme ndaj varianteve të reja

151
Sigal

Shpresa e madhe për trajtimet me ilaçe kundër koronavirusit, antitrupat monoklonale, po dështojnë kundër varianteve të reja të COVID, të shfaqur në Afrikën e Jugut e Brazil.

Shpresat për ilaçet ishin të mëdha, ku një prej tyre iu dha për trajtim edhe ish-presidentit të SHBA, Donald Trump dhe që mund të ketë luajtur një pjesë të rëndësishme në shërimin e tij.

Të tre pretendentët kryesorë, kompania bioteknologjike Regeneron dhe ilaçet nga kompania farmaceutike në SHBA, Eli Lilly dhe ajo britanike, GlaxoSmithKline, po dështojnë kundër një ose më shumë varianteve.

“Antitrupat kanë përparësi të mëdha si trajtime”, tha Nick Cammack, i cili drejton përshpejtuesin terapeutik Covid-19 në Wellcome.

“Ato rrjedhin nga klonimi i një qelize të bardhë të gjakut në njerëz dhe imitojnë efektet e sistemit imunitar. Ata janë shumë të sigurt, të përpunuar posaçërisht për të synuar virusin dhe përdorimi i tyre dukej shumë premtues në fazën e hershme të sëmundjes për të ndaluar përparimin e tij. Sfida erdhi gjatë Krishtlindjeve, kur u shfaqën këto variante të reja, veçanërisht ai i Afrikës së Jugut dhe Brazilit. Ndryshimet që bën virusi në proteinat e tij spike, në të vërtetë mundin këto antitrupa, ”tha ai.

“Pra, në thelb, shumica e terapive të antitrupave, të cilat janë terapitë e para për Covid, duhet të them se shpresa e madhe ka humbur për variantet e Afrikës së Jugut dhe Brazilit.”, theksoi Cammack.