Sigal

Karabinierët e kompanisë së Poggiorealës kanë ndërhyrë mbrëmjen e djeshme urgjentisht në rrugën Ferrante Imparato, në rrethin San Giovanni në Teduccio, duke arrestuar shtetasin  35-vjeç me inciale  M. A. Një person i njohur tashmë nga policia italiane, shkruan Medman.

Pasi kreu marrëdhënie seksuale me një vajzë shqiptare, e cila punon si prostitutë në këtë zonë, 35-vjeçari i ka kërkuar t’i kthejë mbrapsht lekët që ka paguar, pasi nuk ishte i kënaqur prej saj.

Më pas ka qenë vetë prostituta e cila ka njoftuar fshehurazi policinë, për kërcënimet që kishte marrë.

Policia italiane raporton se 35-vjeçari, pas raportit seksual, e kërcënoi shqiptaren me vdekjeme  një thikë duke tentuar ti marrë 30 euro që i dha paradhënie para marrëdhënies. Dhe argumenti ishte se nuk i kishte pëlqyer marrëdhënia. Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e 35-vjeçarit.