Sigal

Ajo që ndodhi këtë mëngjes në ofiçinën “Casa dell’Auto” në rrugën Montagnola ishte e frikshme. Një punëtor shqiptar 27 vjeç që jetonte në Castelfidardo u plagos me djegi të shkallës së parë dhe të dytë në fytyrë dhe në gjymtyrët e sipërme.

Për fat të mirë, i riu me dhjet vjet eksperiencë pune në kompani, u mbrojt nga dorezat dhe veshjete  tjera të punës, që shmangën pasojat më të rënda.

Në zonë, përveç zjarrfikëses dhe Policisë, shkoi ambulanca dhe e Kryqit të Kuq dhe ajo e urgjencës, 118.

Djali u dërgua në Torrete dhe ishte i vetëdijshëm në momentin kur e ngritën mjekët. Pavarësisht djegieve të rënda, duket se nuk është në rrezik për jetën. Incidenti ndodhi rreth orës 9:30.

“Punëtori ka punuar për ne për disa vjet dhe ka marrë pjesë në kurse të ndryshme të sigurisë, tha pronari i ofi#inës, Nunzio Falappa. Ai kishte tapën dhe po i rimbushte shishet e ujit, por nuk e dimë se çfarë ka provokuar shkëndijën e zjarrit, ndoshta gazra kishin mbetur ende brenda.

Bombola toroidale me 38 litra ishte e destinuar për t’u asgjesuar. Ajo ishte e zbrazur dhe duhej të kalonte në një operacion rutinë që të garantohej pastrimi nga mbetjet e gazit dhe të mbushej me ujë. Punëtori e kishte bërë disa herë atë punë, por diçka, që duhet hetuar, bëri që të shpërthenin flakët.

Shpëtuesit e parë ishin vetë kolegët e punëtorit që fikën zjarrin.