I riu palestinez sulmon me thikë tre civilë izraelitë

423
Kjo video tregon qartë atë që po ndodh mes palestinezëve dhe izraelitëve. Një palestinez godet me thikë tre qytetarë të thjeshtë të cilët po ecin në rrugët e Tel Avivit.
Policia arrestoi 19-vjeçarin teksa të plagosurit u dërguan menjëherë në spital. Dy prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën, kurse një grua ndodhet në gjendje të rëndë për shkak edhe të moshës 80-vjeçare.
Trazirat, të identifikuara kësaj radhe me sulme me thika si një trend kriminal nga palestinezët, kanë hyrë në muajin e dytë, duke shënuar shpërthimin më të ashpër të dhunës që prej konfliktit të Gazës në 2014.
Ajo që ndezi gjakrat e nxehtë të dy popujve ishte xhamia Al Aksa, e konsideruar nga palestinezët vend i shenjtë, por që vizitohet edhe nga hebrenjtë e Jeruzalemit.
Palestinezët mendojnë se Izraeli kërkon të marrë kontrollin e kompleksit të shenjtë dhe do të përjashtojë apo shfuqizojë autoritetin e palestinezëve.
Të paktën 67 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, 42 prej tyre sulmues me thika.
Ndërkohë nga pala izralelite 11 persona kanë humbur jetën ose janë vrarë me thika nga pelestinezët.
Autoritetet e të dyja vendeve nuk po arrijnë një marrëveshje për xhaminë, teksa Izraeli akuzon zyrtarët palestinezë për nxitje të dhunës dhe se Al Aksa është thjesht një pretekst.
Sigal