I papunë dhe i mbytur në borxhe, vetëvaret 60-vjeçari shqiptar në Greqi

527
Sigal

Një ngjarrje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Magara të Greqisë, ku 60 vjeçari shqiptar FADIL Syla (LAMA) është gjendur i varur në shtepinë e tij.

Sipas asaj që raporton nga Greqia gazetari Shpëtim Zinxhiria, kushtet e këqia ekonomike dhe mungesa e ndihmës sociale detyruan shqiptarin ti jap fund jetes se tij, duke lënë pas një vajzë te vetme.

Sipas tij, që citon shokët e 60-vjeçarit, viktima kishte mbi 25 vite punë në Megara, por kishte vite që ishte i papunë dhe i mbytur në borxhe.

Më herët, viktima kishte humbur edhe bashkëshorten, ndërsa para aktit ekstrem kishte lënë një letër kur tregonte arsyet që e çuan në vetëflijim.