Hyn në fuqi armëpushimi mes forcave të regjimit dhe rebelëve

448
Një armëpushim mes forcave të regjimit të presidentit Bashar al-Asad dhe rebelëve hyri në fuqi sonte në mesnatë, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, dhe përgjithësisht është duke u respektuar, njoftoi sot një grup monitorimi. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, OSDH, me qendër në Londër, tha se luftimet mes forcave të regjimit dhe rebelëve islamikë në provincën veriperëndimore të Latakias po vazhdonin pavarësisht armëpushimit, të rënë dakord mes qeverisë siriane dhe 97 grupeve militante dhe rebele. Televizioni shtetëror sirian njoftoi se dy persona kishin vdekur pas shpërthimit të një autobombe në Salamie.
Ky është armëpushimi i parë pas pesë viteve luftë në Siri, që ka shkaktuar vdekjen e 270 mijë personave dhe shpërnguljen e miliona të tjerëve.
Sigal