Humbin jetën 2 alpinistë, zbulohet dhe i treti i zhdukur që nga e mërkura

409
Sigal

Dy alpinistë kanë ndërruar jetë në Gran Sasso, në Itali, pasi rrëshqitën në dëborë duke përfunduar në luginë.

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej tre personash, ku vetë një prej tyre arriti shpëtoi.

Forcat operacionale të gjetjes së trupave të dy alpinistëve kanë kaluar natën në strehën e Franchetti në zonën e Alpine Rescu, pasi nuk po gjenden trupat e viktimave

Pasi forcat e kërkim shpëtimit kanë kërkuar në gjithë zonën, ata kanë gjetur një trup të tretë të pajetë, i cili i përket një gruaje që kishte vdekur po në të njëjtën zonë.

Trupi i tretë është gjetur në Gran Sasso, në rreth 2.500 metra lartësi dhe është identifikuar si trupi i 49 vjeçares, Franca Di Donato, alpinistja nga Roseto degli Abruzzi, e cili është zhdukur që nga e mërkura.

Ishin familjarët ata që kishin ngritur alarmin, duke qenë se prej ditësh nuk kishin mundur të komunikonin me të.

Dyshohet se vdekja e saj u shkaktua nga shkëputja e një masivi dëbore. Franca Di Donato, një alpiniste eksperte mbante nofkën “Edelweiss” e Gran Sasso, kishte për qëllim të ngjitej në majën e Corno Grande.

Gjetja e trupit të saj u bë falë një nate të tërë studimesh të terrenit, me ndihmën e një helikopteri të Forcës Ajrore.