Humb punën pas shkrimit racist për Michelle Obaman

516
Sigal

Drejtoresha e “Clay County Development Corp”, Pamela
Ramsey Taylor ka humbur punën e saj pas një shkrimi racist që kishte publikuar
në Facebook ndaj Zonjës së parë të Shtëpisë së Bardhë, Michelle Obama.

Gruaja
nga Virginia kishte shkruar “Do të jetë freskuese të kemi një zonjë të
parë fisnike, e bukur dhe dinjitoze në Shtëpinë e Bardhë. Unë jam lodhur duke
shikuar majmun në taka të larta”, ka shkruar Taylor.

Shkrimi
saj i ka pëlqyer edhe kryetares së Clay County, Beverly Vejling, e cila kishte
përshëndetur shkrimin e Ramsey Taylor, por më vonë ajo kërkoi falje duke thënë
se deklaratat e saj ishin keqkuptuar.