Humb kontrollin e motoçikletës dhe përmbyset në rrugë, humb jetën 36-vjeçari shqiptar në Greqi

43
Sigal

I trishtë ka qenë fati i një të riu shqiptar në Greqi, i cili ka humbur jetën në një aksident tragjik.

Mediat greke shkruajnë se 36-vjeçari ka qenë duke drejtuar motoçikletën, por ka humbur kontrollin, për arsye të paditura dhe është përmbysur në rrugë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kalamata-Areopolis, ndërsa mësohet se shqiptari ishte nisur drejt Agios Nikolaos.

Autoritetet greke janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.