Hoteli i ishullit Kos në Greqi që është bërë shtëpi për mijëra refugjatë

472
Temperaturat janë ulur ndjeshëm që nga stina e verës në korrik dhe gusht, por kur dielli është në pikun e tij edhe në shtator, nxehtësia intensifikon aromën e pakëndshme që është krijuar nga dhjetra dyshekë të pistë, dhe grumbujt e plehrave.
Që nga fillimi i verës, hoteli “Captain Elias” në ishullin Kos të Greqisë ka shërbyer si shtëpi e përkohshme e mijëra refugjatëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme përpara se ata të linin ishullin grek për tokën europiane.
Pavarësisht përpjekjeve për të ndihmuar refugjatët me akomodim, autoritetet greke, ndodhen nën presion të madh, si rezultat i masave shtrënguese nga kriza e borxheve, dhe janë duke luftuar me numrin gjithnjë në rritje të azilkërkuesve.
Sigal