Sigal

Një vajzë 7-vjeçare është përdhunuar në tualetet e një restoranti. Viktima ende e paidentifikuar mendohet se ka qenë duke vizituar lokalin e vogël të Dros Ëatermeyer, në Pretoria të Afrikës së Jugut, me nënën e saj kur ndodhi sulmi.

Siç shkruajnë mediat e huaja, sulmuesi i saj thuhet se e ka vazhguar atë  kur po luante para se ta rrëmbente dhe  ta fuste në banjo. Nëna e vajzës ngriti alarmin kur dëgjoi “zhurma tronditëse” që vinin nga dhoma e burrave. Një dëshmitar okular zbuloi skenën që gjeti pasi hyri në tualetin e meshkujve.

“Ai ishte krejtësisht i zhveshur dhe kështu ishte edhe fëmija, fëmijës po i dilte edhe gjak”, u shpreh ai.

I dyshuari u arrestua në vendngjarje dhe u akuzua për përdhunim dhe posedim të drogës.

Ne kemi qenë në kontakt me prindërit e fëmijës për t’i shprehur jo vetëm solidarizimin por edhe ndihmën tonë në çdo formë që do të mund të kërkohej në një çështje të kësaj natyre“, tha një përfaqësues i ndihmës sociale.

Afrika e Jugut është një nga vendet më  incidencat më të larta të përdhunimit në botë. Policia regjistroi 40,035 përdhunime në 12 muajt e fundit, me një  mesatare prej 110 përdhunimesh çdo ditë, sipas grupit të kontrollit të fakteve Africa Check.