Homazhet për zëvendësministrin, deputetja nuk mban dot lotët. Fjalët prekëse të Haradinajt

540
Sigal

Ditën e sotme po mbahen  në Prishtinë homazhet për Arian Dacin, zëvendësministrin e Diasporës në qeverinë e Kosovës. Ai humbi jetën gjatë ditës së djeshme teksa ishte duke bërë ski në Brezovicë së bashku me disa miq të tij. Pjesë e homazheve për Dacin kanë qenë krerët më të lartë të shtetit, si presidenti Thaçi, kryeminsitri Haradinaj, si dhe deputetë të tjerë.

Haradinaj, tha se Ariani kishte vlera të larta njerëzore dhe  i shërbeu Kosovës me devotshmëri.

“Qeveria ka humbur një zyrtar të zellshëm, Prishtina e humbi një djalë të ri një qytetarë shembullor. Ariani e ka dashur këtë vend dhe i ka shërbyer me devotshmëri”.

“Shpirti i bardhë i Arianit u nda nga ne në bardhësinë e borës. Ai ishte i dalluar për vlera të larta njerëzore, i jemi përjetësisht mirënjohës për shërbimin ndaj atdheut. Lamtumirë Arian”, ka thënë Haradinaj.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, tha se lajmi për ndarjen e tij nga jeta, është tronditës.

“Ky është pa dyshim fjalimi më i rëndë në jetën time. Unë ende nuk po mund të besoj, ne që jemi shoqëruar me Arianin e ndajmë me familjen pikëllimin. Ai ka qenë dora e djathtë e ministrisë, por me të ke mund të qash edhe hallin për çështje private”, tha ai.

Vajza e Nexhat Dacit dhe motra e të ndjerit është shprehhur.

Në emër të familjes dhe vëllait tim, ju falënderojmë për përkrahjen, ngushëllimet dhe prezencën tuaj. Faleminderit me shpirt

Ndërkohë që në këto homazhe nuk munguan as lotët e deputetëve. Besa Gaxherri nga LDK-ja, nuk i ka përmbajtur lotët pasi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të zëvendësministrit të ndjerë.