Përgaditi Beqir SINA – New York
Anchorage, Alaska (15 gusht 2025,)– Një avion Ilyushin Il-96-300 i operuar nga qeveria ruse u ul në Bazën e Forcave Ajrore Elmendorf (EDF) përpara takimit të planifikuar mes Presidentit Donald Trump dhe Presidentit Vladimir Putin në Anchorage (ANC) të premten, më 15 gusht 2025.
Avioni, i cili u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo i Moskës (VKO) herët në mëngjes, përfundoi një fluturim rreth 10-orësh(saktësisht, 9 orë e 45 minuta).
Pas 9 orë e 45 minuta fluturim nga Moska, aeroplani i Detashmentit Special të Fluturimit është ulur në pistën e aeroportit të Ankorazh (Anchroge) Alaska, SHBA
Aeroplani “Ilyushin Il-96-300”, që i përket flotës qeveritare ruse, ka prekur pistën e aeroportit ndërkombëtar “Ted Stevens” në orën 15:09 të 14 gushtit (ora 01:09 sipas orës lokale të Tiranës, 15 gusht).
Të paktën edhe një fluturim tjetër është regjistruar në trajektoren Moskë-Anchorage një orë para mbrritjes së Aeroplanit “Ilyushin Il-96-300”, thotë axhensia kombetare e kontrollit të fluturimeve ajrore mbi hapsirën amerikane OMAAT.
Fluturimi, i emërtuar RSD381, është i rëndësishëm pasi avionët e regjistruar në Rusi zakonisht nuk mund të hyjnë në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara, përveçse me përjashtime të veçanta diplomatike. Ardhja e një personi të profilit të lartë ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve politikë dhe ekspertve të aviacionit.

Ilyushin Il-96-300 u nis nga Vnukovo (VKO) në orën 07:50 të mëngjesit sipas kohës lokale, duke udhëtuar nëpër hapësirën ajrore ruse, mbi Detin e Siberisë Lindore, pastaj mbi Detin Bering përpara se të hynte në hapësirën ajrore të SHBA-së.
Ardhja në Bazën e Forcave Ajrore Elmendorf (EDF) ishte planifikuar për rreth 10 orë sipas ekspertve të aviacionit.
Sipas raportimeve nga OMAAT, përjashtimet për avionët rusë jepen për qëllime specifike diplomatike. Flota e Ilyushin Il-96 e qeverisë ruse ka bërë vizita të herëpashershme në Shtetet e Bashkuara, shpesh për rotacionin e stafit diplomatik ose funksione zyrtare shtetërore, por asnjëher prej se kur SHBA, e blenë Alasakën për personalitete ruse të nivelit kaq të lart.
Një rast i rëndësishëm në mars 2022 përfshiu një fluturim direkt nga Shën Petersburgu në Uashington për të mbledhur 12 zyrtar(spiun) të dëbuar të inteligjencës ruse të akuzuar për spiunazh.
Ilyushin Il-96-300 është një avion me rreze të gjatë veprimi dhe trup të gjerë, i prodhuar në Rusi dhe shpesh i përdorur për transport qeveritar. Avioni i fluturimit të sotëm është prodhuar rreth nëntë vjet më parë dhe i konfiguruar për përdorim zyrtar shtetëror, duke përfshirë komunikime të sigurta dhe akomodime VIP.
Edhe pse këto vizita të avionëve janë të rralla, ato ndjekin një model të parashikueshëm kur lidhen me ciklet diplomatike ose takimet e nivelit të lartë.
Fluturimet e këtyre avionve që mendohet se janë 10 gjithësaj zakonisht operojnë në një rrugë trekëndëshe nga Moska në New York (JFK) në Uashington Dulles (IAD) dhe mbrapa çdo disa muaj, për delegacionet qeveritare.
Në kontekstin historik udhëtimi aktual po tërheq vëmendjen për shkak të sfondit të tij politik, nga që Ilyushin Il-96 ka për të qenë avioni i parë rusë presidencial për të qenë një avion i aviacionit diplomatik rus që aterron në Alaska nëpërmjet Gjirit të Beringut.
Ky avion mbetet në shërbimin presidencial pavarësisht zhvendosjes globale drejt avionëve më të rinj të prodhuar në Perëndim, për shkak të pavarësisë së tij operacionale dhe prodhimit kombëtar.
Avionet Ilyushin Il-96 kan ateruat në SHBA në vizitat e mëparshme shpesh që kanë përkuar me samite, seanca të Kombeve të Bashkuara ose misione diplomatike urgjente. Dizajni i këtij avioni i lejon atij të operojë segmente me distancë të gjatë pa karburant shtesë, duke e bërë praktik për rrugë pa ndalesë mes Moskës dhe destinacioneve në SHBA.
Anchorage, megjithatë, ishte një ndalesë më pak e zakonshme. Vendndodhja e saj e bën atë strategjikisht të favorshme për rrugët polare direkte, duke minimizuar lejet e fluturimit mbi hapësira të tjera dhe duke zvogëluar ekspozimin ndaj hapësirave ajrore të ndjeshme. Zgjedhja e Anchorage për takimin Trump-Putin nënvizon vlerën e tij si një vend neutral dhe logjistikisht i përshtatshëm për bisedime dypalëshe.




















