Historike/ Kosova fiton medalje botërore në boks

149
Sigal

Kosova ka siguruar medalje botërore në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në Stamboll. Donjeta Sadiku arriti të mundë We Shih-yi përfaqësuese e Taipeit në çerekfinalen për kategorinë 60 kg. Kjo është medalja e parë e Kosovës në sportin e boksit për seniore.

“HISTORIKE: DONJETA SADIKU I SIGURON KOSOVËS MEDALJE BOTËRORE NË BOKS
Arritje madhështore. Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Boksierja jonë mundi Ëu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg.
Sadiku do t’i sjell medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit, grupmosha për seniore.
I urojmë shumë fat dhe suksese në rrugën drejt medaljes së artë.
Krenar me ty!” shkruhet në postimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.