Hiqen kufizimet e energjisë elektrike në Kosovë, ministria e Ekonomisë u bën thirrje qytetarëve që të kursejnë

112
Sigal

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike të Kosovës (KEDS), ka hequr kufizimet e energjisë elektrike, pas kthimit në funksion të blloqeve B2 dhe A3.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur më 1 shtator se ka përfunduar remontin në këto blloqe dhe të dyja tani prodhojnë rrymë rreth 390 megavat në orë.

“Aktualisht, KEK ka në funksion të prodhimit katër blloqe: A3, A4, B1 dhe B2, të cilat në total prodhojnë afro 800 megavat në orë”, është në njoftim.

Si KEDS, ashtu edhe Ministria e Ekonomisë, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë rrymën.

Hiqen kufizimet e energjisë elektrike në Kosovë, ministria e