Hetohet taksisti që goditi 7 kalimtarë në Moskë, çfarë deklaroi në polici

542
Sigal

Policia në Moskë po heton rastin e taksistit që devijoi rrugën dhe goditi disa kalimtarë të rastit, duke përfshirë 4 fansa të Meksikës në Kampionatin Botëror.

Pamjet tregojnë taksinë teksa futet në trotuar dhe godet kalimtarët, të shtunën pasdite. Policia deklaroi se drejtuesi i mejetit ishte me prejardhje nga Kirgiztani dhe thanë se ai ka deklaruar që kishte 20 orë pa fjetur prandaj ka humbur kontrollin e timonit.

Ai shtoi se ka ikur nga vendi i ngjarjes nga frika se mund ta vrasin qytetarët.

Policia nuk ka dhënë informacione shtesë nëse ky aksident do të ndikojë në masat e sigurisë së Kupës Botërore.