Helmimi i spiunit, 23 diplomatët rusë gati të largohen nga Britania e Madhe

518
Diplomatët rusë dhe familjet e tyre po përgatiten të largohen nga Britania e Madhe, njofton BBC.
Diplomatët rusë u dëbuan për shkak të helmimit të spiunit Salisbury dhe vajzës së tij. Furgona dhe makina të diplomatëve po mbërrijnë në ambasadën ruse në Londër. Mbretëria e Bashkuar dëboi 23 diplomatët pasi kryeministrja Theresa May tha se Rusia ishte fajtore për helmimin e Sergei Skripal dhe të vajzës së tij.Të martën (20 mars) qeveria britanike do të vendosë nëse do implementojë sanksione të tjera ndaj Rusisë.
Mbretëria e Bashkuar dëboi 23 diplomatët pasi kryeministrja Theresa May tha se Rusia ishte fajtore për helmimin e Sergei Skripal dhe të vajzës së tij.Të martën (20 mars) qeveria britanike do të vendosë nëse do implementojë sanksione të tjera ndaj Rusisë.
May do të kryesojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Moska ka mohuar të gjithë përfshirjen në këtë çështje dhe gjithashtu po përjashton 23 diplomatë britanikë si përgjigje ndaj sanksioneve.
Sipas BBC, Ambasada Ruse tha se rreth 80 vetë, përfshirë diplomatë rusë dhe familjet e tyre, do të largohen sot nga Londra.
Ish oficeri ushtarak i inteligjencës ruse Sergei Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij Julia, 33 vjeç, janë në gjendje të rënë në spital pasi u gjetën pa ndjenja në një stol.
Sigal