Helikopteri turk rrëzohet në kufi me Sirinë, dy të vdekur

560
Një helikopter turk është rrëzuar në kufi me Sirinë dhe si pasojë dy ushtarë mbetën të vrarë. Helikopteri u rrëzua gjatë operacionit të quajtur “Dega e Ullirit”, në veri të Sirisë raporton agjencia e lajmeve Anadolu.
Lajmi u konfirmua edhe nga autoritetet e Ushtrisë së Turqisë, në njoftimin e së cilës theksohet se sot gjatë operacionit në rajonin e qytetit sirian Afrin, është rrëzuar një helikopter turk.
Ndërkohë presidenti Erdogan nga Stambolli tha se autorët do të “paguajnë shtrenjtë”.
Nuk është ende e qartë nëse helikopteri u qëllua apo u rrëzua si pasojë e ndonjë defekti teknik.
Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkakun e rënies së helikopterit.
Sigal