Hashim Thaçi takim me Putin: Ishte i qartë, ja çfarë marrëveshje mbështet Rusia

536
Sigal

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka postuar në rrjetet sociale një fotografi me presidentin rus Vlsdimir Putin. Bashkangjitur fotos ai shkruan se Rusia e mbështet një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në Paris u takova më presidentin Putin, u fokusuam në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Në këtë temë presidenti Putin ishte i qartë: Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, shkruan Thaçi.