Haradinaj: ekstradim në Serbi apo lirim?

615
Në Colmar të Francës nesër vendoset nëse Ramush Haradinaj do të ekstradohet në Serbi apo do të lirohet përfundimisht nga fletëarrestet e Beogradit.
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pret lirimin e tij nga gjykata franceze në Colmar, ku po mbahet që nga data 4 janar kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, nën akuzat për krime lufte. Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij dhe nxjerrjen para gjykatave serbe, ndërsa Haradinaj thotë se në aktakuzën e Serbisë, me të cilën kërohen estradimi, “nuk ka asgjë të re me të cilën nuk është përballur edhe në Hagë”, ku dy herë është shpallur i i lirë ndaj akuzave për krime lufte.
Arianit Koci i bindur se Haradinaj do të lirohet
Seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradim, do të fillojë në orën 14.00 në Colmar. Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci pohon se “kërkesa e Serbisë për ekstradim është e pabazuar”, e madje edhe “keqpërdorim i rëndë i të drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë”. Avokati Koci pohon se kërkesa e Serbisë për ekstratikm “është politike”. Këto pohime i dëshmon me deklaratat e politikanëve në Serbi: Kryeministrit, ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Jashtëm. “Mos të harrojmë se Aleksandar Vuçiq ka qenë Ministër për Informacion në kohën e Millosheviqit dhe Ivica Daçiq ka qenë zëdhënës i partisë SPS”, pohon Koci. Sipas palës mbrojtëse, “pushtetarët e Serbisë nuk do t’ia falin kurrë Haradinajt, anagazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe luftimin e politikës gjenocidale të pushtetit të Millosheviqit”. Avokati Koci është i bindur se Haradinaj do të lirohet nesër në Colmar nga të gjitha akuzat.
Politikanët serbë bëjnë presion
Së fundi jo vetëm organet juridike dhe krerët e shtetit por edhe disa deputetë serbë kanë kërkuar ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Shefi i deputetëve të partisë SNS (partia e presidentit Nikoliq dhe kryeministrit Vuçiq), Aleksandar Martinoviq ka deklaruar në një takim me dy deputetë francezë, se “Serbia pret ekstradimin e Haradinajt në Serbi”. Martinoviq pohon se “të gjithë popujt në rajon kanë qenë viktimë e luftërave të kaluara, por populli serb në Kosovë e Metohi ka qenë një prej viktimave më të mëdha. Ndaj presim nga drejtësia franceze që Haradinajn ta ekstradojë në Serbi.”
Ekstradimi vetëm nëse ka akuza të reja
Eksperti gjerman Christian Tomuschat ka deklaruar për Deutsche Wellen pak ditë pas ndalimit të Haradinajt në aeroportin e Baselit dhe dërgimit të tij në Colmar, se Haradinaj mund të ekstradohet dhe gjykohet vetëm nëse ka ndonjë akuzë për krime që nuk janë trajtuar në Tribunalin e Hatgës. Ekstradimin në Serbi nuk e besojnë as shumë analistë serbë. Në deklaratat e tyre për DW ata thonë se më parë është i mundur ekstradimi i tij në Gjykatën Speciale në Hagë se sa në Serbi. Ndërsa Haradinaj mendon se kjo nuk do të trajtohet fare si mundësi. “Më Gjykatë speciale se Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi, i themeluar nga OKB, nuk ka. Dhe atje unë jam shpallur dy herë i lirë”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë me DW, të zhvilluar ditë më parë.
Sigal