Haradinaj autorizon Komisionin e ri të nisë punën për demarkacionin me Malin e Zi

606
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e gjashtë të saj përmes një vendimi, ka autorizuar Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, të bëjë vlerësimin e punës së Komisionit të mëparshëm për Shënjimin e Kufirit.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se ky komision këtë punë do ta kryej brenda një afati optimal dhe do t’i paraqesë gjetjet e tij.
Haradinaj në fillim të mandatit të tij pati shkarkuar Komisionin për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, të udhëhequr nga Murat Meha. Po sot ambasadori i Gjermanisë në Kosovë deklaroi se nuk ka liberalizim vizash pa demarkacionin.
Sigal