Hapen restorante e pishina/ Ja kush është shteti i parë europian që heq të gjitha masat kufizuese

139
Sigal

E gjithë bota po lufton me virusin Covid-19, megjithatë një shtet i është kthyer normalitetit.

Islanda është vendi që nuk ka më asnjë masë kufizuese por janë forcuar shumë kontrollet në pikat e saj kufitare.

Në hartën për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në Evropë, ka dalë ngjyra e gjelbër.

Baret, restorantet, pishinat dhe sallat sportive janë hapur në Islandë, pasi vendi ka regjistruar vetëm pesë infektime në dy javët e fundit.

Islanda sipas ekspertëve është favorizuar dhe nga fakti se përbëhet nga 365 mijë banorë. Sakaq, autoritetet islandeze, kanë njoftuar se nga 15 janari të gjithë personat që do të duan të vijnë në Islandë, duhet të kenë me vete një test PCR, si dhe do i nënshtrohen karantinimit të detyrueshëm 14 ditorë.