Hapen kufijtë mes Hungarisë, Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë

272
Sigal

Sot u hoqën kufizimet e udhëtimit mes Hungarisë, Austrisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë, njoftoi shefi i diplomacisë hungareze, Piter Siarto.

Ai tha në Facebook se shefat e diplomacive të të treja shteteve kanë rënë dakord për hapjen e kufijve, sipas agjencisë MTI.

“Qytetarëve do t’u lejohet të kalojnë kufijtë pa patur nevojë të kryejnë testin kundër COVID-19 dhe pa karantinë të detyrueshme”, theksoi Siarto.