“Hajdut i vogël që rri në bunkerin e tij”/ Navalni bën për “ujë të ftohtë” Putin

184
Sigal

Kundërshtari i Putin, Alexey Navalny, u paraqit sot në një gjykatë në Moskë, lidhur me akuzat se ai theu lirinë me kusht, ndërsa udhëtoi drejt Gjermanisë për t’u kuruar, pasi ishte në koma.

Në gjykatë, ai nuk i kurseu sulmet ndaj Presidentit rus Vladimir Putin, duke e quajtur atë një “hajdut të vogël”.

“Ai hajdut i vogël, që rri në bunkerin e tij, nuk dëshiron që unë të vendos këmbën në Rusi, arsyeja për këtë është frika. Unë e kam ofenduar rëndë atë me faktin se mbijetova”, tha ai.

Navalny u arrestua dy javë më parë pas kthimit të tij në Moskë nga Berlini, duke bërë që në të gjithë vendin të shpërthenin protesta.

Autoritetet po kërkojnë që ai të dënohet me 3.5 vjet burg, një veprim që mund të ndezë më tej protestat anti-qeveritare.