Haiti/ Protesta kundër korrupsionit, ja numri i viktimave

222
Sigal

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada paralajmërojnë qytetarët e tyre: “Mos shkoni në Haiti”.

Paralajmërimi vjen, pasi tensioni në ishullin e Karaibeve mbetet i lartë, me protesta të dhunshme kundër presidentit Moise Jovenel që vazhdojnë për të nëntën ditë rresht. Protestuesit, duke bërë thirrje për daljen e Moise, bllokuan rrugët duke paralizuar transportin në kryeqytet.

Përleshjet midis demonstruesve dhe policisë kanë shkaktuar tashmë disa të vdekur. Kryeqyteti Port-au-Prince ka qenë skenë e dhunës së rëndë, i dyti vjetori i ardhjes në pushtet të Presidentit. Disa të tjerë u plagosën, por spitalet, ku barnat e pakta dhe pajisjet mungojnë, janë të braktisur për shkak se pacientët, të tmerruar, kanë preferuar për t’u fshehur në shtëpitë e tyre, për të shmangur daljet në rrugë.

Skenari është ai i një lufte civile. Protestuesit janë jashtë kontrollit: ata kanë marrë në shënjestër pompat e benzinës, pikat e karburantit dhe ujësjellësit. Është një kaos dhe emergjencë e vërtetë.

Protesta të tjera priten në ditët në vijim. Të paktën 100 turistë kanadezë kanë arritur të lënë Haitin me një aeroplan gjatë një pushimi të shkurtër nga luftimet, por punonjës të huaj dhe punëtorë janë të bllokuar.

Kryeministri Jean-Henry Ceant bëri një apel televiziv ndaj kombit, duke bërë thirrje për qetësi dhe premtimin për të luftuar korrupsionin, i cili për shumë prej tyre është rrënja e problemeve të vendit. Sa do të pajtohen haitianët për dialog me qeverinë, do të përcaktojë dhe shtrirjen e demonstratave dhe protestave të ditëve të ardhshme.