Hahn: Serbia s’mund të kthehet në “vend parkim” për refugjatë

401
Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka tërhequr vërejtjen për implikime në Ballkanin Perëndimor pas prezantimit të kontrolleve kufitare, si dhe limitimeve në pranimin e numrit të refugjatëve në këtë pjesë të Evropës. Vendet si Serbia nuk duhet të shndërrohen në “vend parkimi” duke pranuar qindra mijëra refugjatë nëse ata nuk mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre, ka thënë Hahn për të përjavshmen gjermane “Der Spiegel”.
Austria ka prezantuar një numër të caktuar refugjatësh që do ta pranojë në katër vitet e ardhshme. Këtë vit, shteti austriak ka vendosur të pranojë vetëm 37 500 azilantë. Ndërkohë, një sistem tërësisht ndryshe i menaxhimit të kufirit është prezantuar në kufirin austriako-slloven, që mundëson kontrollin strikt dhe regjistrimin e refugjatëve. Refugjatët që nuk kanë pikësynim marrjen e azilit në Austri apo Gjermani, kthehen prapa nga autoritetet e shteteve përkatëse.
Sigal