Në Shkup do të takohem me të gjitha partitë politike për të bërë presion për përparimin urgjent të marrëveshjes politike, njoftoi eurokomisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, para vizitës së sotme në Maqedoni. Hahn shkon në Shkup për zhbllokimin e negociatave për zbatimin e marrëveshjeve politike të 2 qershorit dhe 15 korrikut.
Është parashikuar që Hahn të ketë takime të ndara me liderët e partive politike të përfshira në negociata, ndërsa nuk është përjashtuar edhe një takim i përbashkët. Komisioni Evropian po ndjek zhvillimin e ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë dhe kërkon që katër partitë politike t’i përmbahen zbatimit të marrëveshjes që i dha fund krizës politike në vend.