Guxoi dhe foli për seksin në emision, 3 vjet burg prezantueses

449
Mori guximin dhe vendosi të flasë për jetën seksuale dhe marrëdhëniet intime para martesës në një shoqëri konservatore si ajo e Egjiptit dhe e pagoi.
Doa Salah, një prezantuese e televizionit Al-Nahar pyeti shikuesit nëse e kishin menduar ndonjëherë që të kryenin seks paramartesor dhe sugjeroi gjithashtu, që një grua që kërkon të ketë një fëmijë, por jo martesë, mund të martohet shkurtimisht, të lindë fëmijën dhe më pas të marrë divorcin, sigurisht duke paguar bashkëshortin.
Doa foli gjithashtu edhe për metodën e dhurimit të spermës, e përdorur gjerësisht në vendet Perëndimore, por jo në Egjipt.
Menjëherë pas reagimeve publike, ajo u pezullua menjëherë nga drejtuesit e televizionit, por telashet nuk ndaluan me kaq. Doa doli para gjykatës me akuzën e “kërcënimit të mënyrës së jetesës së shoqërisë egjiptiane” dhe u dënua me 3 vite burg dhe 430 dollarë gjobë.
Vendimi ka shkaktuar reagimin e shoqatave të gazetarëve, ndërkohë që vetë prezantuesja thotë se do ta apelojë atë.