Gruevski qëndron në detyrë deri në tetor?

552
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, do të mbetet në krye të qeverisë deri në tetor, ndërsa Ministrave do t’u hiqet e drejta ekskluzive e vendimmarrjes.
Këto janë raportimet më të fundit që vijnë nga Maqedonia për sa i përket vendimeve që pritet të merren në takimin e ardhshëm mes katër liderëve të partive kryesore dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian, që do të zhvillohet më 29 qershor në Bruksel.
Sipas të dhënave jo zyrtare, ky është skenari më i përfolur edhe në selinë e Komisionit Europian dhe mendohet se palët kanë rënë dakord në parim, pa diskutuar mbi detajet, si për shembull kush do ta drejtojë qeverinë pas tetorit.
Para mbërritjes në Bruksel të Gruevskit, Zaevit dhe dy liderëve shqiptarë Ahmeti e Thaçi, edhe Këshilli i Bashkimit Europian ka diskutuar mbi atë që do të diskutohet në takim dhe marrëveshjen e mundshme që do të nënshkruhet.
Ndërkohë, Ministri i ri i Brendshëm i Maqedonisë, Mitko Çavkov, ka deklaruar se nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës dhe nuk është as nevoja, pasi dikasteri i tij i ka përfunduar hetimet, ndërsa shtoi se policia dhe prokuroria janë në pritje të një proçesi gjyqësor efektiv dhe transparent.
Sigal