Gruevski dhe Zaev takim në Strasburg, opozita kërkon largimin e kryeministrit

543
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev do të zhvillojnë sot pasdite një takim me tre eurodeputetët, Riçard Hovit, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan në Strasburg.
Siç pritet ata do të bisedojnë për daljen nga kriza aktuale politike në vend.
Paraprakisht, Hovit, Vajgël dhe Kukan kanë pasur takime me përfaqësues të VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, por nuk janë dhënë detaje për çështjet që janë diskutuar në këto takime.
Eurodeputeti Hovit mori pjesë në protestën e së dielës që u organizua nga LSDM-ja dhe disa organizata joqeveritare, ndërsa dje ka pasur takim me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së.
Gjatë ditës së sotme, Gruevski dhe Zaev do të takohen edhe me komisionerin evropropian për Zgjerimin, Johanes Han, i cili do të bëjë përpjekje për pajtimin e kundërshtarëve politikë, me qëllim përmirësimin e situatës politike në vend.
Ndërkohë rreth 150 protestues të opozitës duke iu përgjigjur thirrjes së kreut të tyre Zoran Zaev manifestuan edhe sot për të tretën ditë radhazi para selisë së qeverisë maqedonase për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Nikola Gruevski, akuzuar për korrupsion.
Ndërkohë që mbështetësit e kryeministrit konservator kanë vendosur tenda dhe kanë kaluar natën dy kilometra më larg, para parlamentit, për të shprehur mbështetjen e tyre.
Sot, në një shesh mes katër rrugëve të bulevardit të madh përballë ndërtesës qeveritare, manifestuesit e opozitës organizuan një kamping të improvizuar, njoftoi një gazetar i AFP-së.
Në këtë ish-Republikë jugosllave me 2,1 milionë banorë pjesa më e madhe sllavë, një e katërta e të cilëve shqiptarë, një krizë e rëndë politike ka përballur prej disa muajsh formacionet kryesore sllave.
Opozita e majtë akuzon pushtetin konservatori për korrupsion dhe për përgjimin e 20 000 personave duke përfshirë këtu politikanë, gazetarë dhe klerikë
Sigal