Gruaja u merr jetën fëmijëve të saj, trupat u gjetën në banesë

306

Policia në SHBA tha se një grua u arrestua në Phoenix të Amerikës, pasi akuzohet se ka vrarë tre fëmijët e saj. Nëna dyshohet të ketë vrarë vajzën e saj të mitur, vajzën e saj 2-vjeçare dhe djalin e saj 3-vjeçar – tha të martën policia.

Policia gjeti fëmijët e vdekur në shtëpinë e tyre në Phoenix. Banorët njoftuan 911, duke thënë se kishin parë tre kufonma brenda banesës. Nëna është një 22-vjeçare, mbi të cilën bien një sërë akuzash, deri tek vrasja e shkallës së parë.

Emrat e nënës dhe të fëmijëve nuk janë bërë ende me dije. Ngjarja tronditi opinionin publik lokal, ndërsa gruaja tashmë do të gjykohet nën akuza të rënda.