Gruaja tha se i lindi binjaket të vdekura, bashkëshorti shokohet kur… (FOTO)

182
Sigal

Një grua i ka mashtruar të gjithë pasi tha se foshnjat e saj, binjake, kishin lindur të vdekura.

Ishte bashkëshorti i saj në Rusi që zbuloi mashtrimin e madh. Kur ai hapi arkivolin pa që brenda tyre gjendeshin dy kukulla.

Lajmi ishte tronditës për 33-vjeçarin, Daud Daudov,  i cili fillimisht mendonte se fëmijët e tij ishin ndërruar në maternitet.

Ai gjithashtu dyshonte se mos kishin rënë viktimë e vjedhjes së fëmijëve ose birësimit. Policia kur mësoi ngjarjen nisi menjëherë hetimet dhe dyshimet e para të tyre tregonin se mos fëmijët ishin marrë nga mjekët.

Por këtë të enjte u zbulua e gjithë e vërteta. Gruaja e Daud, Laura rrëfeu se ishte shtirur si shtatzëne dhe kur supozohej se do të lindte, kishte vendosur kukullat brenda një arkivoli.

Ajo tha se e bëri këtë pasi i shoqi prej kohësh donte fëmijë dhe kishte si qëllim për ta bërë atë të lumtur.