Gruaja gjendet e vdekur në “kasollen e ciklit menstrual”

473
Sigal

Një grua 21-vjeçare në Nepal u gjet e vdekur në të famshmen “kasolle e ciklit menstrual”, pasi kishte ndezur brenda një zjarr për tu ngrohur raportoi policia.

Parwati Bogati u gjet kur vjehrra e saj shkoi për ta kontrolluar atë.

“Ajo ishte e ngazëllyer për të nesërmen pasi menstruacionet e saj do të përfundonin, por mbylli sytë përgjithmonë”, tha Laxmi Bogati në Kathmandu Post.

Incidenti në qarkun Doti të Nepalit vjen vetëm disa javë pasi një nënë dhe dy djemtë e saj vdiqën në një situatë të ngjashme.

Zyrtari i policisë lokale Lal Bahadur Dhami i tha AFP për rastin më të fundit: “Ne dyshojmë se ajo vdiq për shkak të asfiksimit sepse ajo e mbylli derën e kasolles pa dritare dhe ndezi një zjarr në dysheme për ngrohtësi gjatë natës”.

“Ritual” i përmuajshëm

Po çfarë janë të famshmet “kasolle të ciklit menstrual”? Gratë në Nepal janë të detyruara të kryejnë këtë pesë ditë në çdo muaj.  Kuptimi i kësaj tradite të përbërë prej dy fjalëve lokale do të thotë se “të jesh e paprekshme.

Gratë shpjegojnë se tradita ka ardhur si pasojë e bindjes së vjetër se gratë nuk duhet të preken gjatë ciklit të rregullt menstrual sherri i papastërtisë.