Greqia në alarm, 38 viktima dhe 1156 të infektuar

274
Sigal

Vijon të rritet frikshëm numri i viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi në Greqi.

Mediet helene raportojnë se, ka shkuar në 38 numri i viktimave, ndërsa janë infektuar deri më tani 1156 persona.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 95 qytetarë.

Në terapi intensive ndodhen 69 të infektuar, ndërsa janë kryer 15 mijë teste.