Greqia mbyll 28 shkolla në Athinë dhe Selanik, shkak koronavirusi

300
Sigal

Greqia fqinje tashmë me 7 raste të konfirmuara me koronavirus ka marrë masa të forta për të shmangur përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

Mediat greke kanë raportuar se së fundmi qeveria greke ka marrë vendim të mbyllë disa shkolla në Athinë dhe Selanik.

Sipas autoriteteve vendase kanë vendosur mbylljen e 28 shkollave, ku rinisja e mësimit do të mësohet në një njoftim të dytë. Gjithashtu me vendim të ministrisë janë pezulluar edhe të gjitha udhëtimet shkollore të organizuara jashtë vendit, të paktën deri në 13 mars.

 

Sipas vlerësimeve të fundit të rrezikut nga Agjencia Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është vlerësuar se rreziku i shpërthimit të COVID-19 në Greqi është i moderuar deri i lartë.