Greqia dhe Janina solidare me shqiptarët, mbërrijnë njësitë e kërkimit të personave nën rrënoja

484
Sigal

Greqia e Janina janë solidarizuar me Shqipërinë pas tërmetit me pasoja katastrofike, ku kanë humbur jetën 20 persona dhe plagosur mbi 600 të tjerë.

Greqia solli avionin C-130 me një grup prej 27 personash të Njësisë Speciale të Përballimit të Fatkeqësive, EMAK, me qëllim që të ndihmojnë në përpjekjet që bëhen për kërkimin dhe shpëtimin e personave nën rrënoja.

Njësia i është drejtuar Durrësit dë bashku me dy qenë si dhe një automjet.

Ndërsa nga Janina janë nisur në rrugë tokësore  dhe kanë mbërritur në Shqipëri, 15 veta nga Njësia EMAK  së bashku me dy automjete për transport personeli dhe një automjet për transport pajisjesh sizmike.

Grupi nga Janina i drejtohet Thumanës.