Greqi, vritet 51-vjeçari shqiptar, e bija e gjen të lidhur në rrugë

526
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një 51-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në rrugën Dervenakion të Koridallos në Athinë.

Ai u gjet në rrugë nga vajza e tij i lidhur dhe me shenja dhune.

Ndërkohë që policia greke po heton rastin në fjalë, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit që është vrarë.