Greqi, Syriza fiton zgjedhjet, Meimarakis pranon humbjen

446
Partia e ish-kryeministrit Alexis Tsipras, Syriza, duket se është fituesja e zgjedhjeve të sotme parlamentare në Greqi, ndërsa partia konservatore, Demokracia e Re e pranoi humbjen. Syriza arriti të marrë në këto zgjedhje mbi 35.% të votave, ndërsa Demokracia e Re ka marrë rreth 28% të votave. Partia e tretë me 7.05% të votave është Agimi i Artë; Pasok 6.40 %; Partia Komuniste 5.48%; Lumi 3.91; Unioni i Qendrës 3.71%; Uniteti Popullor 2.82%.
Sidoqoftë kjo fitore nuk i jep Syriza-s shumicën absolute dhe asaj do t’i duhen partnerë për të krijuar qeverinë. Zgjedhjet e parakohshme u zhvilluan pasi në muajin gusht Syriza humbi shumicën. Festa në selinë qendrore të Syriza-s në Athinë nisi që pas publikimit të Exit Poll-eve dhe u bë edhe më e hareshme pas deklaratës së Meimarakis. “Unë përgëzoj fituesit dhe kërkoj nga ata që të krijojnë qeverinë e nevojshme”, tha lideri i partisë Demokracia e Re. 
Sigal