Greqi/ Shkatërrohet grupi i prostitucionit, prangoset ‘shefi’ shqiptar

374
Sigal

Një grup i strukturuar kriminal që merrej me prostitucion është shkatërruar nga policia.

Policia greke ka goditur një grup të trafikut të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas policisë janë arrestuar 16 persona, anëtarë të këtij grupi shtetas shqiptarë e grekë. Mes tyre është dhe kreu i grupit kriminal, një 37-vjeçar shqiptar.

Mësohet se ata shfrytëzonin 37 femra si prostituta në Greqi. Bëhet fjalë për femra nga Shqipëria, Rumania, Ukraina, Moldavia por dhe nga Greqia.

Klientët paguanin 70-150 euro për një takim, ndërsa grupi fitonte deri në 5000 euro në ditë. Po kështu policia ka sekuestruar 8 makina, 1 motor dhe 25.000 euro.