Greqi/ Përmbytje në ishullin Evia, nis evakuimi i banorëve

177
Sigal

Është përfshirë nga përmbytjet ishulli grek Evia, i cili para dy muajsh shënopi vatra të mëdha zjarri.

Gati një e treta e territorit të ishullit është përfshirë nga moti i keq, me erë e shira të rrëmbyer, duke sjellë përmbytje të mëdha.

Qindra shtëpi janë tashmë nën ujë, ndërsa shumë rrugë janë shkatërruar totalisht. Autoritetet organizuan operacione shpëtimi duke u ardhur në ndihmë me qindra banorëve të mbetur të izoluar për shkak të ujit si dhe për ti evakuuar ata nga zonat me rrezik.

“Qindra shtëpi janë përmbytur, ndërsa është një mrekulli që nuk kemi viktima deri tani. Nga raportimet e deritanishme, dëmet janë kolosale”,- tha kryebashkiaku teksa foli për mediat greke.