Greqi, nisin hetimet ndaj Varufakis, ka keqmenaxhuar negociatat me kreditorët

418
Parlamenti grek ka marrë dy kërkesa për lejimin e autoriteteve shtetërore që të hetojnë ndaj ish-ministrit të financave Janis Varufakis, i cili akuzohet për keqmenaxhim të negociatave me kreditorët, si dhe përpjekjen për të vjedhur të dhënat online të tatimeve për të krijuar një sistem bankar paralel në vend.
Sipas, Kathimerini-t, prokurorja e Gjykatës Supreme, Efterpi Kutzamani, ka mbledhur të hënën një grup pune për të diskutuar ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj profesorit të ekonomisë, si dhe ndaj figurave të tjera jo politike të përfshira, për të cilat nuk nevojitet leja e parlamentit. Zbulimet kanë bërë që opozita të kërkojë llogari ndaj kryeministrit Tsipras, për të sqaruar nëse ishte në dijeni të për planin e Varufakis.
Ndërkohë në Athinë, ekspertët teknikë kanë mbërritur në zyrën e taksave për të nisur bisedimet për programin e tretë të shpëtimit me vlerë 86 milairdë euro. Një ditë më parë, kryeministri Aleksis Tsipras, mblodhi krerët më të lartë të partisë Syriza, për të kërkuar unitet në këto ditë të vështirë, pasi një pjesë e mirë e deputetëve nuk janë dakord me masat shtrënguese që u detyruan të votonin në parlament në mënyrë që tënisnin bisedimet.
Palët shpresojnë të mbyllin negociatat brenda datës 20 gusht për të mos zgjatur më agoninë financiare të Greqisë, por Gjermania, kreditori më i madh dhe më kërkues, e ka bërë të qartë se nuk ka nevojë për të nënshkruar një marrëveshje të nxituar.
Sigal