Sigal

Policia greke ka goditur një organizatë të trafikut të kokainës.

Për pasojë janë sekuestruar 36 kg kokainë.

Droga ishte fshehur mes një ngarkese frutash ACAI (superfood), që kishte mbërritur nga Brazili në rrugë ajrore. Rreth 6 muaj më parë, e njëjta organizatë trafikoi drogë, të fshehur mes rrobave.

Mësohet se një shqiptar ishte kreu dhe organizatori i bandës së trafikut të drogës. Ai është prangosur në Gjermani.

Në pranga kanë rënë edhe 6 shtetas grekë. Një tjetër grek i cili merrej me transportin, është shpallur në kërkim. Mendohet se fshihet në Amerikë Latine.