Greqi/ Arrestohen dy gazetar për hyrje ilegale në Evros

574
Sigal

Shpëtim Zinxhiria

Në Prokurorin e Orestiadës janë dërguar katër shtetasit turq të arrestuar të enjten në një zonë të ndaluar në kufirin e Evros.

Të katër turqit u ndaluan në zonën  mes Sofikos dhe Rigi dhe u arrestuan pasi nuk kishin leje.Dy nga të arrestuarit deklaruan se janë gazetarë dhe shkuan në territorin grek për të mbuluar çështjen e nënës me tre fëmijët e shtetësisë turke që mungonin pas përmbysjes së një anijeje që kalonte lumin Evros me gjithsej nëntë pasagjerë.Ndresa dy te tjeret thanë se janë të afermit e familjes dhe po shoqëronin dy gazetaret.

Në kurriz të të katërve është paraqitur një skedar për hyrjen në një zonë të ndaluar.