Greqi – Arrestohen 3 të rinj grekë me 50 kg drogë nga Shqipëria

468
Tre shtetas grekë janë arrestuar duke u gdhirë e marta, në aksin rrugor Janinë-Antirio.

Të arrestuarit, e moshës 20, 21 dhe 25 vjeç nuk i kanë ndaluar sinjalit të policisë për kontroll.

Policia greke është vënë në ndjekje të tyre rreth 25 km, derisa kanë mundur të ndalojnë tre të rinjtë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre u gjetën 31 pako me 49.5 kg kanabis.

Të arrestuarit pohuan se e kishin marrë drogën pranë kufirit me Shqiperinë, prej nga ishte sjellë dhe fshehur në një zonë pyjore.

Të arrestuarit ishin nisur nga Patras të hënën paradite, pasi ishin marre vesh me dorezuesit e droges, me gjasë shtetas shqiptare.

Policia greke po vazhdon hetimet.
Sigal