Grenell dorëhiqet si ambasador i SHBA-ve në Berlin

319
Richard Grenell do të dorëhiqet nga Ambasador i SHBA-ve në Berlin. I dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi do të tërhiqet nga posti i tij si Ambasador në Berlin brenda disa javëve të ardhshme, sipas gazetës gjermane “Die Welt”. Ambasada amerikane në Berlin përkohësisht do të drejtohet nga zëvendës ambasadori Robin Quinville.
Sigal

Grenell nga dita e martë nuk do të jetë më as Drejtor i Inteligjencës Kombëtare, post në të cilin u emërua në muaji shkurt. Të martën, John Ratcliffe do të betohet në vend të Grenell si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare.

Richard Grenell u akuzua nga Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti se ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së tij, duke ushtruar trysni ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Gjithashtu, ai ka qënë më tepër i interesuar për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi se sa për përmbajtjen e saj. Grenell i ka bërë presion Kosovës të pranojë kërkesat e Serbisë si pjesë e “negociatave” për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve.