Goditet banda shqiptare e shtrirë në disa shtete / 9 milion euro kokainë e qindra mijëra dollarë

258
Sigal

17 persona u arrestuan gjatë 11 kontrolleve shtëpiake të martën dhe të mërkurën në rajonet e Antwerpen dhe Brukselit.

“Nëntë të dyshuar u sollën para gjykatësit hetues në Antwerp,” konfirmon prokurori publik Kristof Aerts. Nëntë personat e tjerë të dyshuar ndërkohë janë arrestuar dhe do të paraqiten në gjykatë javën tjetër.

Bëhet fjalë për shtatë shqiptarë, një letonez dhe një gjerman, të gjithë midis 24 dhe 35 vjeç. “Personat e arrestuar dyshohen të kenë një rol të rëndësishëm organizues në tërësi dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë për trafikimin” tha Aerts.

Të arrestuarit përfshijnë gjithashtu persona me reputacion të lartë në bandat ndërkombëtare të drogës.

Burrat kishin rënë në gjurmët e policisë kur filloi hetimi nga prokurori publik në Antwerp rreth një vit më parë, në fund të vitit 2019.

Ata kishin marrë informacion nga autoritetet gjermane rreth një grupi kriminal shqiptarësh. “Hetimi tregoi se kjo organizatë ishte në gjendje të transportonte kokainë nga vende të ndryshme në Amerikën e Jugut,” tha zyra e prokurorit.

Në Europë, droga mbërriti në porte të ndryshme. Për shembull, gjatë hetimit, sasi kokaine u sekuestruan në tre porte evropiane. 57 kilogramë u kapën në Antwerp, 50 kilogramë në Vlissingen (Holandë) dhe 80 kilogramë të tjerë në Civitavecchia, Itali, në veri të Romës. “Të gjitha për një vlerë totale të rrugës prej më shumë se 9 milion euro,” shpjegon Aerts. Banda përdorte kryesisht kontejnerë me fruta për të transportuar lëndën narkotike.

Fakti që kufijtë kombëtarë nuk e ndaluan bandën e bëri shumë më të vështirë për policinë që të zbulonte njerëzit kryesor të trafikut.

“Krerët e kësaj organizate përdorën plotësisht kufijtë kombëtarë të vendeve të ndryshme europiane si një kundër-strategji për t’u përpjekur të qëndrojnë larg radarit të policisë dhe gjyqësorit,” thotë Aerts. “Gjatë hetimit, forcat e policisë belge ishin në kontakt të ngushtë me forcat e policisë gjermane, holandeze, shqiptare dhe italiane.”

Fakti që jo të gjithë kokainën që banda transportonte në porte mund të përgjohej u bë e qartë gjatë kërkimeve në Antwerp dhe Bruksel. Përveç kësaj, më shumë se 40 kg kokainë u kapën nga policia gjyqësore federale. Disa prej ngarkesave të kapura ishin në hapësirën e fshehur të një makine. Hetuesit gjithashtu sekuestruan gati 220,000 dollarë në para, si dhe një shumë valutë të huaj me vlerë rreth 22,600 $. “Disa automjete dhe një armë zjarri u sekuestruan gjithashtu,” konfirmoi Aerts.