Goditen 5 organizata, pastronin para duke mbështetur grupet ekstremiste

424
Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me policinë, kanë zbuluar këtë të mërkurë pesë organizata jo-qeveritare, me seli në Prishtinë dhe Prizren.
Sipas një njoftimi për shtyp, në Prishtinë OJQ-të e kontrolluara kanë qenë: “Nisa”, “Bregu i Diellit” dhe “Ibni Sina”, ndërsa në Prizren, “Kurani” dhe “Ehli Bejti”.
Bastisja e tyre është kryer për shkak të dyshimit se, këto OJQ kryenin veprën penale të pastrimit të parave në favor të grupeve të dyshuara si ekstremiste.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar sende që mund të shërbejnë si prova materiale, saktësohet në komunikatën për shtyp.
Sipas njoftimit, veprimet e ndërmarra janë pjesë e një hetimi të Prokurorisë Speciale për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit në Kosovë. (INA)
Sigal